Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrëzohet një ndërtim pa leje në Butovc të Prishtinës, Përparim Rama publikon pamje

Rrëzohet një ndërtim pa leje në Butovc të Prishtinës, Përparim Rama publikon pamje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje nga rrëzini i një ndërtimi pa leje në fshatin Butovc.

“Rrënimi i ndërtimit pa leje në Butovc”, shkroi ai mbi një video të publikuar në Facebook.

Të dielën Rama paralajmëroi rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje.

“Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. ❌ Ju keni mundësinë që, brenda afatit paralajmërues të dhënë nga Inspeksioni i Komunës, t’i demoloni vetë këto ndërtime dhe të tërhiqni materialet tuaja, si rasti këtu 👇 Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shmangur pasoja të mëtejshme dhe për të kontribuar në një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë 🤝”, shkroi ai në një postim në Facebook.