Një bander është rrëzuar në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën e Fushë Kosovës, duke shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të rrezikut që paraqet për kalimtarët dhe automjetet.
Sipas banorëve, banderi është rrëzuar të hënën, mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për largimin apo riparimin e tij.
Banorët thonë se gjendja paraqet rrezik dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e situatës dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.
Ata u bëjnë apel autoriteteve kompetente që të reagojnë me urgjencë, pasi banderi i rrëzuar vazhdon të mbetet në të njëjtin vend prej disa ditësh.

