Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrëzohet helikopteri në Itali, tre viktima, mes tyre një biznesmen

Rrëzohet helikopteri në Itali, tre viktima, mes tyre një biznesmen

Një helikopter u rrëzua mbrëmë në Castelguelfo di Noceto, në provincën e Parmës në Itali, dhe si pasojë tre persona që ishin në bord humbën jetën.

Mediat italiane raportojnë se mes viktimave ishte edhe Lorenzo Rovagnati, 41 vjeç, CEO i kompanisë së mishit të kuruar, i famshëm për Gran Biscotto dhe një nga trashëgimtarët e themeluesit Paolo.

Emri i tij është raportuar nga disa burime te ekipet e shpëtimit që ndodhen në vendngjarje.

Dy të vdekurit e tjerë mendohet se ishin pilotët. Forcat e urgjencës 118, zjarrfikësit me disa ekipe dhe karabinierët kanë ndërhyrë për të nisur hetimet për rindërtimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve ka hapur gjithashtu një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe do të dërgojë një inspektor në vendngjarje në orët e ardhshme për t’u koordinuar me hetuesit.

Prej pasdites në zonë kishte një mjegull të dendur, e cila bashkë me errësirën mund të ishte ndër shkaktarët e tragjedisë. Sipas informacioneve fillestare të mbledhura, helikopteri po ngrihej dhe, ndoshta, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të fituar lartësi, po përpiqej të kthehej në tokë.

Lorenzo Rovagnati ishte baba i dy fëmijëve dhe priste një të tretë.