Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me gjuajtjen poshtë të Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Deliu tha se qeveria aktuale është skajshmërisht joprofesionale.
“Qeveria Kundër-Kushtetuese! Gjykata Kushtetuese, pasi ka gjetur shumë probleme në të, ka rrëzuar një tjetër ligj të kësaj Qeverie. Kësaj radhe, ka rrëzuar ligjin për themelimin e Byros për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë”, shkroi ndër tjerash ajo.