Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrëzimi i avionit të Prigozhinit, “shumica e rusëve të befasuar që nuk kishte ndodhur më herët”

Extra AL PVC

Rusia është një vend plot surpriza. Njerëzit në Rusi u tronditën këtë verë pasi dronët sulmuan qendrën e Moskës disa here, duke shkaktuar shpërthime dhe dëmtime në ndërtesa.

Por sot, ndërsa u publikua lajmi se avioni i Yevgeny Prigozhin ishte rrëzuar, duke u përplasur në rajonin Tver të Rusisë, shumica e njerëzve nuk ishin aspak të tronditur. Në fakt, shumica e rusëve ndoshta ishin të befasuar që nuk kishte ndodhur më herët, shkruan BBC.

Prej javësh në Rusi po qarkullonin spekulime rreth asaj se çfarë fati e priste pikërisht Yevgeny Prigozhin. Pikërisht dy muaj më parë, shefi i Wagner filloi rebelimin e tij të shkurtër.

Mercenarët e tij pushtuan një qytet të madh rus dhe madje marshuan drejt Moskës. Pasi rebelimi u ndërpre, shumë menduan se ditët e Prigozhin ishin të numëruara. Në fund të fundit, rebelimi ishte një poshtërim për Kremlinin dhe presidenti Putin nuk është lloji i njeriut që fal dhe harron.

Rreth një orë pas rrëzimit, Agjencia Federale Ruse e Aviacionit Rosaviatsiya lëshoi një deklaratë që konfirmoi se emri i Yevgeny Prigozhin ishte një ndër pasagjerët.

Por si po reagon Rusia për këtë? Televizioni shtetëror rus po e mban raportimin për incidentin në minimum, duke cituar zyrtarë qeveritarë pa bërë ndonjë koment. Në buletinin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, kanali televiziv “Channel One”, i kontrolluar nga Kremlini, i kushtoi kësaj ngjarje vetëm 30 sekonda.

Sa i përket vetë grupit Wagner, kanalet Telegram të lidhura me mercenarët kanë pohuar se Prigozhin “u vra… nga tradhtarët e Rusisë”.

Sipas mediave ruse, hetuesit po shqyrtojnë një sërë shkaqesh të mundshme, duke përfshirë “veprimet e jashtme”.

Duke komentuar incidentin, analistja politike Tatiana Stanovaya tha se shkaku i rrëzimit të avionit nuk është i rëndësishëm – më domethënës është mesazhi që ai u dërgon çdo rebeluesi tjetër të mundshëm: “Të gjithë do ta shohin këtë si një akt hakmarrjeje dhe ndëshkimi…Nga këndvështrimi i Putinit, si dhe shumë në mesin e zyrtarëve të sigurisë dhe ushtarakëve, vdekja e Prigozhin duhet të shërbejë si një mësim.”

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...