Shkruan: Afrim Kasolli
Humbja e zgjedhjeve në Hungari nga Victor Orban ngjalli një lloj shprese se pas shumë pengesave më në fund demokracia liberale do ta gjejë rrugën e restaurimit. Se trendi negativ që është duke përjetuar ky model në përmasa planetare do të përmbyset. Dhe se shoqëritë njerëzore nuk kanë alternativë tjetër pos të adaptohen me parimet e kësaj forme qeverisjeje, pas shpenzimet të premtimeve të rrejshme populiste.
Por mbase shpresa të këtilla janë vetëm një iluzion i radhës. Dhe se në vend që të dobësohet përkundrazi do forca politike e popullzimit do të jetë gjithnjë e më atraktive.
Në këtë kontekst, të gjitha hulumtimet e opinionit publik po tregojnë se kandidatja e se djathtës radikale ne Francë, Marine Le Pen i ka gjasat më të mëdha ta fitojë garën presidenciale vitin e ardhshëm, në ketë shtet. Ndonëse ajo u shpall fajtore për keqpërdorim të fondeve të BE-se, megjithatë të njëjtës nuk i është ndaluar e drejta që të kandidojë për atë post.
Ndërkaq, në anën tjetër në Gjermani, po ashtu sipas disponimit momental, partia ekstremit te djathtë AfD, aktualisht konsiderohet si partia më e madhe në këtë shtet, duke i lënë kështu pas partitë tradicionale, sikur atë Demokristiane dhe Social Demokrate.
Nuk ka dyshim, se pas Brexit-it, lëvizje te tilla do të ishin zhvendosja me e madhe tektonike në politiken evropiane. Ngase ato do të prekin qendrën e kontinentit evropian si dhe dy nga shtetet kryesore të BE-së.
Këto ndryshime eventuale do të kenë implikime të jashtëzakonshme edhe për Kosovën. Siç dihet Franca dhe Gjermania, janë kreatoret e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të kodifikuar në Marrëveshjen bazë të Brukselit si dhe Aneksin e zbatimit te Ohrit.
Prandaj ky zhvillim do të shënonte një skenar shtesë të rrezikshëm për Kosovën. Sepse siç dihet kjo parti ka qëndrim armiqësor ndaj pavarësisë dhe shtetësisë sonë, si dhe e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë. Pra qëndrimi i saj nuk dallon asgjë nga i Beogradit. Me këtë rast në dallim nga qeveritë e deri tanishme gjermane, mund të ndodh që në pushtet të jetë një qeveri e cila është garantuese një plani për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por që këtë gjë e sheh të mundshme vetëm nëpërmjet rikthimit nën sovranitetin serb. Ndërkohë, rreziku ka bëjë me pikërisht edhe me faktin se marrëveshja në fjalë, nuk e ka përcaktuar njohjen reciproke si qëllim final të normalizimit, por palët janë pajtuar që të mos kenë paragjykime lidhur me pozicionet e ndryshme, përfshirë edhe çështjet e statusit”
Një gjë është e sigurt, zgjedhjet e vazhdueshme të jashtëzakonshme nuk do ta shmangin këtë kërcënim për të ardhmen e Kosovës. Përkundrazi, ato vetëm sa do ta shtojnë, përkundër faktit qe ne refuzojmë ta shohim nga dalldia konstante elektorale.