Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit të premten në mëngjes nuk është surprizë për perëndimorët, por po shkakton shqetësim të madh te ta ndërsa rajoni shkon drejt një lufte gjithëpërfshirëse.

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 13 prill, ishte e qartë se izraelitët do të kundërpërgjigjeshin.

Atë natë, presidenti amerikan, Joe Biden, e kundërshtoi atë izraelit, Benjamin Netanyahu, për një reagim të menjëhershëm, duke e paralajmëruar se SHBA-ja nuk do ta mbështeste apo t’i bashkohej.

Megjithatë, kjo këshillë nuk është marrë parasysh nga Netanyahu, shkruan mediumi britanik The Telegraph, përcjell Telegrafi.

Që nga sulmi i Iranit, kabineti i luftës së Izraelit ka qenë i mbyllur duke negociuar për kohën, shtrirjen dhe vendndodhjen e një sulmi.

Kjo nënkuptonte se rreziku i një lufte gjithëpërfshirëse me Iranin ishte thjesht shumë i madh.

Gjithashtu, Teherani është zotuar se do t’i përgjigjet njëlloj çdo sulmi në territorin e tij, duke i zhytur kështu të dy vendet në një seri sulmesh hakmarrëse që do të përshkallëzojnë situatën.

Ndërsa për izraelitët, një sulm i drejtpërdrejtë me raketa dhe me dronë në tokën e tyre ishte një provokim shumë i madh.

Pra, Netanyahu e ka bërë atë që Biden dhe liderët e tjerë të G7 dhe OKB-së e paralajmëruan të mos e bënte duke e sulmuar Iranin, thekson më tej mediumi britanik.

Ndryshe, për vite me radhë Izraeli dhe Irani kanë qenë në një luftë të ftohtë, të nxitur nga mbështetja e Teheranit për armiqtë e Izraelit.

Por, ngjarjet e sotme me sa duket do ta “ringjallin” përsëri luftën midis dy vendeve.

Gjithashtu, ekziston shqetësim edhe për marrëdhëniet e vazhdueshme midis Izraelit dhe SHBA-së të cilat kanë qenë gjithnjë e më kritike shkaku i veprimeve të Netanyahut. /Telegrafi/

Powered by WordPress