“Gjatë sezonit të nxehtë të verës, disa ushqime mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk ruhen siç duhet. Produkte të tilla si mishi, produktet e qumështit dhe frutat, perimet e papërpunuara duhet të trajtohen me kujdes të veçantë për të shmangur sëmundjet e transmetuara nga ushqimet më të shpeshta sallmonelloza gjë që i bën më të ndjeshëm sidomos fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna”, potencoi Ademi.
Ajo apelon te qytetarët që të zgjedhin ushqime të freskëta, të ruajmë ushqimet në temperaturat e ftofta dhe të jenë të pastruara frutat dhe perimet.
“Blerja: Zgjidhni ushqime të freskëta, të pastra dhe pa shenja prishje. Shmangni produktet e dëmtuara ose të zbuluara.
Ruajtja: Ruajini ushqimet në temperatura të ftohta dhe lagështi të ulët për t’i mbajtur të freskëta. Përdorni kuti hermetike ose qese plastike.
Përgatitja: Lani me kujdes të gjitha frutat dhe perimet. Gatuani ushqimet në temperaturë të lartë për të vrarë bakteret e dëmshme”, tha ajo.
Cilat grup moshat janë më të prekura nga helmimi i ushqimit në këtë sezon?
“Fëmijët: Sepse sistemi imunitar tek fëmijët, është më i brishtë dhe mund të preken lehtësisht nga bakteret e dëmshme.
Të moshuarit: Gjitashtu të moshuarit kanë sistem imunitar më të dobët dhe mund të vuajnë nga efektet serioze të helmimit të ushqimit.
Gratë shtatzëna: Gratë shtatzëna kanë nevojë për ushqime të sigurta për mbrojtjen e tyre dhe të foshnjes janë më të ndjeshme për shkak të sistemit imunitar dhe të ndikimeve të mundshme mbi fetusin”, tregoi Ademi.
Specialistja tregon masat të cilat duhet t’i ndërmarrim për parandalimin e helmimit me ushqime gjatë sezonës së verës dhe ushqimet të cilat janë rrezikuara për përdorim gjatë kësaj sezone.
“Masat parandaluese për të shmangur helmimin e ushqimit: Mbajtja e ushqimeve në temperaturë të duhur dhe pastrimi i rregullt i pajisjeve.
Përgatitja Higjienike: Larja e duarve, sipërfaqeve, enëve dhe mjeteve të pjekjes.
Shmangni ushqimet e konzervuara gjatë stinës së verës dhe filloni ushqeheni me ushqime të freskëta.
Kujdes më të veçantë duhet pasur: fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.
Hidratimi: Pini sa më shumë ujë për të mbajtur trupin të freskët dhe të hidratuar.
Ushqyerja: Zgjidhni ushqime të lehta, të freskëta dhe të pasura me lëndë ushqyese.
Mbrojtja: Mbrohuni nga rrezet e diellit dhe sigurohuni që ushqimet të ruhen në mënyrë të përshtatshme larja e frutave dhe perimeve para konsumimit.
Kujdesi i parë: Bëni gati një kuti me ndihma të shpejta për t’u përgatitur në rast emergjence”, përfundoi specialistja e mjekësisë familjare Fatmire Ademi Halili.