Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrezik i shtuar për vërshime; KRU “Prishtina” apelon për kujdes dhe masa mbrojtëse

Rrezik i shtuar për vërshime; KRU “Prishtina” apelon për kujdes dhe masa mbrojtëse

Parashikimet e fundit të motit, të shoqëruara me rritjen e nivelit të ujërave, kanë ngritur shqetësime për mundësinë e vërshimeve gjatë ditës së martë, veçanërisht në zonat e ulëta dhe përgjatë lumenjve. Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku mund të rritet gjatë orëve në vijim, për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Në këtë kuadër, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse. Ndër rekomandimet kryesore janë shmangia e lëvizjes pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave, mosparkimi i automjeteve në zona të ulëta apo të rrezikuara, si dhe sigurimi i bodrumeve dhe hapësirave të brendshme nga depërtimi i mundshëm i ujit.

“KRU ‘Prishtina’ me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë konsumatorëve. Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të veprojnë me kujdes, për të minimizuar rreziqet dhe dëmet e mundshme nga vërshimet.