Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrezet e Rezetës

Rrezet e Rezetës

Intervistë nga Podkasti Suzanne që emetohet edhe në T7, me Rezeta Veliu Cook, një grua nga Prishtina që ka jetuar në SHBA, Japoni, Kine, Meksikë. Është aktore e shumë serialeve të njohura amerikane por së fundi ka fituar çmime edhe për fotografitë e saj artistike. Podkasti Suzanne e ka intervistuar me 10 pyetje dhe 10 përgjegje.

Rezeta është rrezatuese, argëtuese, krijuese, e zgjuar, e ngrohtë, përkëdhelëse, e mprehtë dhe shumë kemi qef me kalu kohë me të. Në vitin 1999, në moshën 14-vjeçare, si shumë prej nesh, ajo u bë refugjate e luftës së Kosovës me familjen e saj në New York City. Por kureshtja e saj për kulturat dhe pasioni për udhëtimet e çuan të jetojë në Japoni, Kinë, Mexico City, Londër, LA dhe Joshua Tree.

Rezeta e filloi karrierën e saj artistike si modele mode me angazhime nga New York-u deri në Tokio, por shumë shpejt kaloi në filma, duke luajtur në filma artistikë dhe një listë mbresëlënëse serish. Lista e serialeve televizive ku ka luajtur Rezeta është mbresëlënëse: The Black List, Law & Order, Orange is the New Black, Girls, The Moor, etj.

Ajo tani jeton në Los Angeles me bashkëshortin e saj Rob dhe dy fëmijët e saj dhe e ka transformuar dashurinë për artet në fotografi – duke realizuar foto të mëdha, madhështore, por intime, kryesisht në film klasik dhe në të zezë e të bardhë. Fotografitë e saj bardh e zi theksojnë me të vërtetë cilësinë e përjetshme të veprës së saj, kështu që nuk është për t’u habitur që ajo sapo fitoi një çmim në Analog Sparks International Film Photography Awards.

Kështu që shfrytëzuam këtë mundësi për të biseduar me të për intervistën tonë të së premtes, ne rubrikën TENTEN.

1. Ku ke qef me kalu një nata të e bukur me miqtë më të mirë: raki te Kafet e Rakisë në Prishtinë apo tequila në Mexico City?

Ah. Pyetje tepër e vështirë. Më mbyte, është shumë e vështirë me zgedh. Të dyja janë shtëpia ime, i dua të dyja. Por asgjë nuk e mund rakinë në Prishtinë, kështu që ndoshta ma mirë k’tu. A e din pse? Për shkak të miqësive, historisë dhe dashurisë – por Mexico City është dashuria ime e dytë e madhe që e dua dhe e adhuroj. E di çfarë adhuroj tjetër: mezcal meksikan, kjo është pija ime e preferua

2. “Cila është një këngë shqiptare në dasma që të bën të udhëheqësh vallen?

Oh zot. E dua atë kangën me tekstin “edhe do ta kallim, do t’ja qesim timin”. Gjithmonë. Më kthen mrapa në ditët e hershme të fëmijërisë dhe e kujtoj gjithë familjen duke kërcyer. Dhe e dua atë “Ah Pranvera Pranvera, Zoti moj të bekoftë…”

Powered by WordPress