Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rreth 70 kallëzime për krime zgjedhore në Shqipëri, SPAK nis hetime për 30 raste

Rreth 70 kallëzime për krime zgjedhore në Shqipëri, SPAK nis hetime për 30 raste

Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, nuk kanë munguar tensionet mes forcave politike, megjithëse deri tani nuk janë shënuar incidente serioze. Policia e Shtetit ka referuar në prokurori rreth 20 raste që lidhen me krime zgjedhore.

Ndërkohë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka administruar rreth 70 kallëzime për krime zgjedhore gjatë muajit të fundit, falë edhe platformës online të raportimeve. Mësohet se janë hapur hetime për rreth 30 çështje.

Një task-forcë e përbërë nga prokurorë të SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit vijon të qëndrojë e stacionuar në 12 qarqet e vendit, duke ndjekur dhe monitoruar nga afër situatën.