Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza në një intervistë për TV Arbëria, tha se ndër kërkesat më të mëdha për ekzaminime janë tek rezonanca magnetike.
Sa i përket kushteve që posedon klinika ajo tha se klinika posedon aparatura mjaftueshëm, megjithëse disa janë më të reja e disa më të vjetra, ato janë funksionale. Përveç një aparati në klinikën e neurologjisë, që për momentin për një problem teknik nuk punon.
“Listë të pritjes për ekzaminimet me ultrazë kemi diku dy-tri javë”, tha ajo.
Ndërkaq, shtoi se lista e pritjes më e madhe është në rezonancën magnetike, megjithëse kjo pritje është te rastet më të ftohta, që nuk janë urgjente. Kanë listë të pritjes jo një vjeçare, por diku brenda 4 muajve.
Diku 2500 pacientë janë në listën e pritjes, por në klinikën e radiologjisë së paku 40-50 kërkesa vijnë çdo ditë.
Video e plotë:
/TV Arbëria