Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rreth 22 miliardë euro llogariten dëmet materiale nga lufta e fundit në Kosovë

Rreth 22 miliardë euro llogariten dëmet materiale nga lufta e fundit në Kosovë

Këshilltari juridik në këtë institucion, Labinot Sheremeti, tha se Avokati i Popullit gjatë vitit 2023 ka publikuar raportin për drejtësinë tranzicionale dhe zbatimin e mekanizmave të saj, ku qëllimi i tij ka qenë në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat e këtyre krimeve.

 

 

Duke folur për numrin e viktimave gjatë luftës së fundit në Kosovë, Sheremeti tha se edhe pse nuk kanë të dhëna zyrtare, sipas organizatave vendore e ndërkombëtare, del se mbi 13.500 persona janë vrarë ose zhdukur gjatë viteve 1998-2000.

Ai tha se prej tyre kanë 10 mijë civilë, e prej tyre 1133 fëmijë të vrarë ose të zhdukur, ku fati i afër 1600 personave vazhdon të mbetet i pazbuluar.

Ndërkaq, duke folur për dëmet materiale të luftës, Sheremti tha se sipas llogaritjeve del se dëmet janë vlerësuar rreth 22 miliardë euro, përfshirë 120 mijë shtëpi të shkatërruara.

Ai përmendi edhe ndryshimin e Kodit të procedurës penale me të cilin është mundësuar gjykimi në mungesë për të dyshuarit që kanë kryer krime lufte dhe se aktakuzat e para veç se janë ngritur.

 

 

Powered by WordPress