Edona Ahmetaj nga USAIDI, tha se raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi “Kostoja e pagave jubilare të papaguara”, raport ky analitik lidhur me ndikimin financiar dhe gjyqësor të rasteve gjyqësore që përfshijnë pagat jubilare, tregon se diku 15 mijë lëndë të tilla janë dorëzuar në tri vitet e fundit.
Sipas saj, krahas asaj se këto lëndë kanë paraqitur pengesë në efikasitetin e gjyqësorit për të trajtuar lëndë tjera që janë në pritje, e në anën tjetër lodhje për qytetarin për të pritur.
“Diku 15 mijë lëndë në 3 vitet e fundit kanë shku në Gjykatat e Kosovës, të cilat përveç që kanë paraqitë pengesë për kapacitetin e gjyqësorit për të trajtu lëndë tjera që janë në pritje për një kohë të gjatë, po ashtu kanë shkaktu lodhje për qytetarin”, tha Ahmetaj.
Ajo tha se kjo analizë tregon se cilat janë problemet dhe ofron zgjidhjet e mundshme.
“Për herë të parë bëhet një analizë e cila përtej numrave ka tendencë me pa çka janë probelemet dhe zgjidhjet e mundshme. Raporti ka ofruar problemin dhe zgjidhjen, jemi të lumtur që kemi përkrahë këtë projekt që e kanë hartuar mendjet më të ndritura. Kur e kemi dizajnuar projektin me IKD-në para një viti, pikërisht është ky produkt çfarë kemi pas në mendje. Projekti jonë është një projekt i cili ka qytetarin në qendër, që esenca e të pasurit qytetarin në qendër është që duhet të ketë evidencë, të dhëna lidhur me atë se çfarë janë problematikat. Jemi shumë të lumtur që kemi mbështetë një projekt të tillë sepse për herë të parë bëhet një analizë që ka tendencë me pa përtej numrave se çka janë problemet”, tha Ahmetaj.