Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rreth 100 mijë euro grant për vëllain e Fitore Pacollit, Çitaku reagon ashpër pasi Fahrije Hotit iu refuzua projekti

Rreth 100 mijë euro grant për vëllain e Fitore Pacollit, Çitaku reagon ashpër pasi Fahrije Hotit iu refuzua projekti

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ia ka refuzuar një projekt, Fahrije Hotit, nga Krusha.

Çitaku ka shkruar se ndërkohë që Fahrije Hotit i është refuzuar projekti, vëllait të deputetes Fitore Pacolli i janë dhënë 100 mijë euro grant.

Ajo thotë se qeverisja aktuale është e korruptuar materialisht, moralisht, politikisht dhe intelektualisht.

“Pra,

Fahrije Hotit nga Krusha, i refuzohet projekti, e vellaut të deputetes së VV-së i ndahen 100.000 euro.

Të korruptuar materialisht, moralisht, politikisht, intelektualisht”, ka shkruar Çitaku.

Powered by WordPress