Anija e kërkim-shpëtimit Geo Barents e operuar nga organizata Mjekët pa Kufij (MSF) së fundmi u ankorua në portin jugor të Salernos së Italisë me 99 emigrantë të cilët i shpëtoi në dy operacione në brigjet e Libisë këtë javë, duke përfshirë 53 të mitur.
Bëhet e ditur se emigrantët përfshinin edhe fëmijë të vegjël që kishin vështirësi të ecnin pasi anija u ankorua.
Siç raportohet, emigrantët përfshinin 53 fëmijë (41 djem dhe 12 vajza), 34 burra dhe 12 gra, të cilit vinin kryesisht nga Bregu i Fildishtë, Siria, Somalia, Pakistani, Guinea dhe Burkina Faso, shkruan ANSA.
“Kishte shumë fëmijë, dhe shumë prej tyre ishin të pashoqëruar në anijen Geo Barents që u ankorua në portin e Salernos me 99 emigrantë”, tha kryetari i bashkisë së Salernos, Vincenzo Napoli.
“Sipas informacioneve fillestare, shumica dërrmuese, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë pësuar abuzime dhe çdo lloj dhune fizike dhe psikologjike. Është një tragjedi e madhe”, shtoi ai.
“Ne si administratë komunale do të mbështesim këta njerëz që kanë vuajtur dhe vijnë në vendin tonë me shpresën për një të ardhme më të mirë”.