Aktivisti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Lisjan Perolli, ka thënë se sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, rreth 10 për qind e e popullsisë në Kosovë i përkasin komunitetit LGBTQ+.
“Kjo shoqëri s’ka qenë e gatshëm me hap këtë diskutim dhe shumë mirë që tash po hapet. Dhe le ta shohin se qysh ne si shoqëri jemi të pabarabartë sepse me statistika të organizatave të ndryshme ndërkombëtare rreth 10 për qind e popullatës sonë i përket këtij komuniteti. Pra ne jemi duke e cenuar të drejtën e disa individëve që të mos jetojnë të barabartë me neve të tjerëve sa i përket edhe krijimit të familjes edhe martesës në mes të dy personave që dashurohen”, tha ai në Debat Plus.
/TV Arbëria