Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rreth 1 ton drogë në Pejë – Vlera mbi 5 milionë euro

Rreth 1 ton drogë në Pejë – Vlera mbi 5 milionë euro

Nga një aksion i Prokurorisë Themelore në Pejë, u kapën rreth 1 ton drogë në vlerë mbi 5 milionë euro. Një person është arrestuar dhe më shumë se 6 persona janë në arrati.

Po koordinohen njësitet elitare të Policisë së Kosovës, për një punë që e nisën që nga orët e para të mëngjesit të së premtes.

Aksionin të cilin po kryenin, konsiderohet të jetë më i madhi që nga paslufta.

Mbi një ton drogë, e llojit kanabis sativa, u kap në fshatin Kliçinë të Pejës, nga një aksion i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet që tejkalon shifrën prej 5 milionë euro.

E një pjesë tjetër e drogës, u asgjësua në vendngjarje.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka treguar detaje rreth të dyshuarve.

Ky aksion është rezultat i një hetimi të gjatë.

Kjo drogë, si destinacion kishte tregun ndërkombëtar.

Në mbështetje të këtij aksioni, njësite të shumta të Policisë, pati në disa lokacione që të çonin në vendin e ngjarjes.