Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në rrugën Mavrovë- Dibër duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.
Dear Limanoski, udhëheqës i seksionit të Dibrës në ndërmarrjen publike për mirëmbajtje të rrugëve kryesore dhe rajonale, ka bërë të ditur se pasdite ka pasur rrëshqitje të dheut në rrugën Dibër-Mavrovë, në segmentin Zhirovnicë-Trnicë, raporton Alsat Maqedoni.
Ai tha se ekipet e seksionit janë vazhdimisht në terren me qëllim pastrimin në kohë dhe rrjedhën e sigurt të trafikut, ndërkohë që për shkak të rrëshqitjeve të shpeshta të dheut dhe rrugëve të lagështa rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, transmeton KosovaPress.
“Ne rekomandojmë ngasje me shumë kujdes, duke përshtatur shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe duke ndjekur me përpikëri shenjat rrugore”, tha Limanoski.
Nën juridiksionin e këtij seksioni janë rrugët me gjatësi mbi njëqind e njëzet kilometra, nga Dibra në Mavrovë dhe Strugë, rruga deri në pikën kufitare Bllato, dega Ura e Boshkut për në fshatrat e deri në Qendër Zhupa.