Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rrënohet stadiumi “Camp Nou”

Rrënohet stadiumi “Camp Nou”

Janë shfaqur pamjet e stadiumit “Camp Nou” duke u rrënuar ndërsa Barcelona po vazhdon me planet për të rindërtuar stadiumin ikonik.

Në pamjet e publikuara nga mediat spanjolle shihet vinçat që shkatërrojnë strukturat e jashtme, vetëm gjashtë javë pasi kampionët e La Ligës luajtën ndeshjen e tyre të fundit atje.

Rinovimi i terrenit të Barcelonës prej 1.25 miliardë funtesh po vazhdon me shpresën se një pamje e re e Nou Camp do të kompletohet plotësisht për sezonin 2025-2026.

Korrikun e kaluar, gjigantët katalanas njoftuan se do të largoheshin nga shtëpia e tyre historike dhe do të luanin sezonin 2023-24 në stadiumin Olimpik, i cili priti Lojërat Verore 1992.

Shtëpia e përkohshme është shumë afër “Nou Camp”, kështu që nuk duhet të shkaktojë shumë telashe për skuadrën e Xavit.

Stadiumit do të ketë rritje të kapacitetit të tij nga 99,354 vende në 105,000, ndërsa rinovimi do të përfshijë gjithashtu një kulm të pjerrët me panele diellore.

Emri i stadiumit gjithashtu do të ndryshohet zyrtarisht në ‘Spotify Nou Camp’ si pjesë e sponsorizimit të tyre me platformën e transmetimeve muzikore.

/TV Arbëria

Powered by WordPress