Rezultate tejet befasuese janë regjistruar në xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua të shtunën dhe të dielën.
Dy befasitë më të mëdha ishin humbja e Dritës nga Ferizaj dhe barazimi i Ballkanit me Duagjinin në Suharekë.
Derbin kryesor të kësaj xhiroje, atë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës e ka fituar skuadra nga kryeqyteti e cila triumfoi me rezultat 2-0, ndërsa Malisheva ka triumfuar ndaj Drenicës në derbin e zjarrtë për mbijetesë.
Tabelën e kryeson Ballkani me 48 pikë, i ndjekur nga Drita me 44, Gjilani me 35 dje Prishtina me 30.
Kjo është renditja e plotë:
Ballkani 48 pikë
Drita 44
Gjilani 35
Prishtina 30
Llapi 29
Dukagjini 26
Malisheva 24
Trepça ’89 22
Ferizaj 21
Drenica 20
/TV Arbëria