Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Graqanicë një person është rrëmbyer dhe kanosur nga një tjetër.
Në raport, thuhet se viktima më pas kishte arritur të largohej nga i dyshuari.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është rrëmbyer dhe kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima më pas kishe arrit që të largohej nga i dyshuari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet tutje.