Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrëmbehet një burrë në Prizren, të dyshuarit kapen në Shqipëri, ndalohen nga policia

Rrëmbehet një burrë në Prizren, të dyshuarit kapen në Shqipëri, ndalohen nga policia

Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer dje nga dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Pas rrëmbimit të njëjtin kanë tentuar që ta dërgojnë në Shqipëri, por që vetura me të cilën udhëtonin, sipas policisë, është ndaluar nga policia e Shqipërisë.

Të dyshuarit dhe viktima i janë dorëzuar policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren / 09.10.2024 – 21:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.