Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrëmbehet një burrë në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

Rrëmbehet një burrë në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë rrëmbyer dje një burrë në Fushë Kosovë, të cilit i kanë kërkuar të holla.

Të dyshuarit për këtë rast, tashmë janë dërguar në mbajtje.

“Rrëmbim – Fushë Kosovë 19.01.2024-19:30. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj nga Kosova kanë futur në veturë viktimën mashkull, të cilin e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

/TV Arbëria