Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrëfimi prekës për vajzën e Azem Galicës: Xhandarët e kërkuan si foshnje, vdiq në agimin e lirisë, pa lënë pasardhës

Rrëfimi prekës për vajzën e Azem Galicës: Xhandarët e kërkuan si foshnje, vdiq në agimin e lirisë, pa lënë pasardhës

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, publikoi në Facebook një fotografi të Azemine Galicës, vajzës së Azem Galicës, luftëtarit revolucionar shqiptar dhe udhëheqësi të Lëvizjes Kaçake që luftoi për bashkimin e trojeve shqiptare, duke sjellë një rrëfim prekës për të.

Ajo, siç shkruan Latifi, u kërkua nga xhandarët serbë ende pa lindur, duke dashur që mbi të “t’i hakmerreshin babait të saj enigmatik”.

“E lindur në malet e Tersenikut, në shtatorin e vitit 1924, për shumë vite do ta mbanin të fshehtë ekzistencën e saj. Sepse, ende pa lindur, naçallniku i Mitrovicës kishte lëshuar një urdhër për gjetjen e saj. Xhandarët e kërkonin gjithandej. Hafijet e gjurmonin fshehjen e saj”, tregon Latifi.

Ajo ishte rritur “pa e ditur psenë e fshehjes së saj” dhe pa e ditur se “ishte jetmija ma e famshme e Drenicës”.