Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Rrëfimi i veçantë i ish-ushtarit të UÇK-së: I thash Kadri Veselit se i ka ardhur koha të martohet – ma ktheu: Nëse merr vesh që Kadri Veseli martohet pa u çliruar Kosova, do të më pështysh në fytyrë

Rrëfimi i veçantë i ish-ushtarit të UÇK-së: I thash Kadri Veselit se i ka ardhur koha të martohet – ma ktheu: Nëse merr vesh që Kadri Veseli martohet pa u çliruar Kosova, do të më pështysh në fytyrë

Vexhi Halili, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer një bisedë që kishte zhvilluar me Kadri Veselin në vitin 1992, duke sjellë një deklaratë të tij lidhur me martesën dhe çlirimin e Kosovës.

Halili tregon se në atë kohë i kishte thënë Veselit: “Të ka ardhur koha të martohesh.”

Sipas rrëfimit të tij, Veseli i ishte përgjigjur se nuk do të martohej pa u çliruar Kosova.

“S’më paske njohur mirë. Nëse merr vesh që Kadri Veseli martohet pa u çliruar Kosova, do të më pështysh në fytyrë kur të më shohësh”, ka deklaruar Halili, duke kujtuar bisedën e zhvilluar më shumë se tri dekada më parë.