Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrëfimi i gazetarit që nuk lejoi serben të heq flamurin e Kosovës nga Eurovizioni

Rrëfimi i gazetarit që nuk lejoi serben të heq flamurin e Kosovës nga Eurovizioni

Në natën finale të Eurovizionit, delegatët Serbë në Qendrën e Mediave të festivalit tentuan të largojnë flamurin e Kosovës, gjatë përformacës së Shqipërisë.

Gazetari i cili pengoi këtë veprim thotë së do e raportoj rastin në Eurovizion.

Ishte moment më i rëndësishëm i mbrëmjes për shqiptarët.

Kjo pasi Alis Kallaçi, po përformonte këngen përfaqësuese të Shqipëris në Eurovizion.

Por, në Qendrën e Mediave të këtij festivali, ndodhi një incident.

Delegacioni Serbë tentoi të largoi flamurin e Kosovës.

E gjithë kjo më pretekstin se nuk është e lejuar.

“Derisa po këndonte Shqipëria në Eurovision dhe po festonim normalisht, dhe pa pritur erdhi një grua na afrua dhe e kapi flamurin e Kosovës dhe i tha që flamuri nuk lejohet këtu. Unë mendova në fillim se është dikush prej organizatorëve edhe pse flamuri Kosovës nuk është i ndaluar, por thashë mund të ketë ndonjë mundësi.Kur e pashë që në ID-në e saj shkruan Serbia, sigurisht menjëherë reagova dhe ia kapap flamurin dhe i thashë se kush je ti me e ndaluar flamurin? Ajo pastaj u largua menjëherë”, tregon Alber Limani-gazetar.