Elona Prroj gruaja e parë si pastore në Kishën Protestane Ungjillore të Shkodrës, vjen me një rrëfim për TV Arbëria për jetën e saj dhe rrugën deri tek roli i pastores në kishën “Fjala e Krishtit”.
Prroj ka treguar rreth detyrës së saj si predikuese grua.
“Pyetje e vështirë sepse ka dy prespektiva apo dy përgjigje të ndryshme, për kohën kur unë fillova dhe për kohën që jam sot. Për të qenë një predikuese grua apo një pastore e kishës nuk ishte zgjedhja ime, nëse do të zgjidhja do të zgjidhja ndryshe, të mos e bëja këtë që po bëjë. Po rjet atë sjell dhe të përplas me disa situata që nuk janë në dorën tonë, dhe ajo që unë kam kuptuar, ajo që unë jetoj dhe praktikoj është parim që edhe nëse ti nuk kontrollon dot ngjarjet që të ndodhin ty, ti mund të koontrollosh reagimet e ngjarjeve që të ndodhin ty. Kështu që nuk ishte zgjedhje ime në një farë mënyre por në fund ishte në zgjedhje time, patjetër, për të drejtuar kishen Fjala e Krishtit. Por kur kthejmë kokën mbrapa mendoj që është një vendim i rëndësishëm dhe mendoj që për një kohë të caktuar zoti ngreh edhe gra për të bërë gjërat që ndoshta më përpara janë parë dhe janë rezervua për burrat”, ka thënë ajo në intervistë për TV Arbëria.
Ajo tutje tregon për vështirësit që ka kaluar, dhe pritja që i kanë bërë njerëzit e kishës.
“Në vitin e parë kur jam bërë pastroja e kishës nuk ka qenë aspak e lehtë, një ndër bekimet që zoti më ka thënë është që njerëzit e kishës dhe grigja të cilës unë i shërbeja kam ndjer dashurinë dhe mbështetjen e tyre dhe për mua kjo ishte gjëja më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, a janë të ushqyer, a ajanë të përkujdesur, grigja për të cilën unë jam aty, nëse po unë do të vazhdoj, nëse jo atëherë ky është një sinjal apo ky është një diçka që më tregon mua që mund të ketë edhe më mirë”, ka thënë ajo.
Gjatë intervistës tregon se dashurinë që ka për Shkodrën edhe pse ajo vjen nga Vlora dhe punën që bënin me bashkëshortin e saj në kishë, derisa ai ndrroi jetë.
“Mënyra si unë u gjenda në këtë rol dhe në këtë pozicion është, është e vërtetë unë vij nga Vlora, në fakt kur unë prezantohem them jam një vlonjate shkodranizuar, Shkodra është vendi i zemrës sime, sepse gjeta zemrën tim në Shkodër, unë u martova me djalin më të mirë prej Shkodre, dhe ishte pastor në kishën fjala e krishtit dhe në këtë mënyrë u bëra gruaja e liderit të një kishe dhe gjaja më e bukur që unë kam parë në jëtë në çift bashkë derisa drejtonim kishën ishte që im shoq nuk e ka parë kurrë veten apo pozicionin e lidershipit të kishës si një rol të rezervuar vetëm për burrat por në fakt kemi shërbyer si çift, dhe kjo ishte diçka shumë e natyrshme që kur ai nuk ishte më dhe shkoi me zotin, kisha mund të më pranonte mua si gjysma tjetër, gjysma shkoi dhe gjysma tjetër që vazhdon për të bërë të njëjtën gjë që ka bërë përpara kur bashkëshorti imë ka qenë duke e drejtuar kishën. Kjo është mënyra rrodhi në një mënyrë natyra, dhe ishte një bekim dhe unë e shoh si një trashëgimi që im shoq më la, si një trashëgimi të bekuar”, ka thënë ajo.
Për më shumë nga intervista ndiqni videon më poshtë: