Sonte në emisionin N’Votër me Valin do të ndiqni rrëfime ekskluzive për fshatin Gadime. Fshat ky i njohur për shpellën unike që ka një histori të gjatë që shtrihet mbi 2 mijë vite.
Banorët në rrëfimet e tyre tregojnë se Gadimja nuk është vetëm një vend i bukur për vizitorët, por edhe një shembull i gjallë i bashkëjetesës mes komunitetit shqiptar dhe atij ashkali.
Por Gadimja nuk është vetëm shpella. Ajo mbart në vetvete një histori të gjatë bashkëjetese dhe tolerance. Prej dekadash, shqiptarët dhe ashkalinjtë kanë ndarë të njëjtat rrugë, festa dhe tradita.
Të gjitha këto rrëfime ekskluzive dhe histori interesante do të mund t’i ndiqni sonte në emisionin “n’Voter me Valin” në TV Arbëria.