Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrëfim nga Bajram Zylfiu, i mbijetuar i masakrës së Krushës së vogël: Na kanë pushkatu me mitrolez

Rrëfim nga Bajram Zylfiu, i mbijetuar i masakrës së Krushës së vogël: Na kanë pushkatu me mitrolez

‘’Fëmijët ja kanë kap nanës prej dore, edhe e kanë pru në turmë të na’’, kështu e nis rrëfimin i mbijetuari i masakrës Bajram Zylfiu, nga Krusha e Vogël.

Zylfiu për Arbëria TV, ka treguar se si me 25 Mars të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit kanë ikur në male se bashku me banorët e tjerë të fshatit përfshirë gra dhe fëmijë.

Me pastaj ai kujton se tek në orët e vona të pasditës janë kthyer në shtëpitë e tyre prapë.

‘’Me datën 24 mars ju edini që bombardimet e NATO-së kanë filluar në orët e vona të mbrëmjes, kështu që na nëpër shpija tona jemi kanë, kemi shikuar televizorat duke bombarduar, po atë natë kemi fjetur nëpër shtëpija tona, kurse të nesërmen me datën 25 mars 1999  në orët e mëngjesit jemi ikur në malet e tona mbi fshat, tek orët e vona të mbasdites, në orët e vona të mbasdites jemi kthyer në shtëpijat tona prapë, kurse disa kanë shkuar nëpër shtëpija të veta ndërsa disa janë mbet në shtëpin e Sejdi Krushës, gjysa fshatit aty kanë fjet të ata, të na disa 16 a 17 vetë jemi ik në male, mu deri diku muj edhe emrat me ti tregu por 17 vjetë jemi kanë në Mal’’, ka thënë Zylfiu.

Ai kujton se si kishte shkëmbyër disa fjalë me djalin e agjes të tij, ku i kishte bërë me dije se rruga Prizeren-Gjakovë, ishte mbush me tenka dhe autoblinda të forcave serbe, e kështu nga ora 12:00,  pasdite ata kishin rënë në duar të serbëve.

‘’Në orët e hershme të mëngjesit, në ora katër të mëngjesit unë personalisht, i pari kom ik prej mali kom ardh në shtëpi, të shtëpia i kom pas gratë edhe fëmijët, edhe disa pleq a pesë, në qato fjalë, kemi shkëmby fjalë me djalin e agjes tem, i kom thanë se rruga Pizeren-Gjakovë, është mbush me tenka dhe autoblinda, cdo dhjetë metra, kështu që në qato fjalë erdh turma e fshatit poshtë që është aty, përskejt dyerve tona, edhe erdhen në shtëpin e Sejdi Patushës, atëherë edhe na jemi ik prej atyhit, jemi ardh në atë turmë, deri në ora tek tej mesditë, ora 12 tash a 1 me thanë, aty i kemi nda gratë dhe fëmijët edhe meshkujt, kurse fëmijët nuk i lënë në duar të serbëve, thanë na nuk i lajmë, edhe i murren fëmijën me veti’’, thotë ai.

Siç tregon ai, forcat serbe grave dhe fëmijëve ju kishin thënë të shpërngulni për në Shqipëri ose të mbyteshin në Lumin Drini i Bardhë.

Megjithatë, disa fëmijë të moshës 12 vjeçare i kishin ndarë nga nënat e tyre duke i bërë bashkë me burrat e fshatit, e duke i lënë me lot në sy dhe në vaj nënat e tyre.

‘’Mbas kohe ata thanë, hajt gratë edhe fmija dilni në rrugë, ja shkoni në Shqipëri ja mytnu në Dri, na dulum në rrugë të katunit, aty ku jemi dal na fmija edhe gratë kalojnë, ata serbë të cilët kanë dasht me ndalë prej mashkujve, i kanë ndal prej 12 vjetëve fëmijën ja kanë kap nanës prej dore e kanë pru në turmë të na, tu piskat nanat e veta, disa i kanë mbulu me jakne me setra ashty qysh kanë mujtë, edhe kanë kalu. Edhe tani gratë kanë shku drejt për Dri e kanë kalu kanë shku në katun atje, janë strehu, neve këtu na kanë thënë, krejt dokumentet pare e qka të keni me i qit në qantë, na i kemi nxjerr krejt qka i kemi pasë, një Polic me ka thanë kqyrni edhe njëherë nëse keni diqka në xhepa kallxoni ma mirë se kom me ju pushkatu përpara masës, unë e kom shti dorën edhe njëherë në xhep, ishin kanë 20 dinare serbies në atë kohë, ai me shajti me fjalë të ndyta me fjalë të flliqta, i mora prapë i shtina ato pare në xhep, na kanë thanë bonu rresht për tre’’, tregon ai.

Pas rreshtimit që ju kishin bërë ai tregon për TV Arbëria, se një polic me kombësi rome me mitrolez pas kryerjes së pushkatimit të burrave në Krushë të madhe, i njëjti vazhdoj të i pushkaton edhe ata.

Nërsa, ai kujton se pas pushkatimit  paramilitarët serb vazhduan të i stërpikin edhe me një lloj të lëngut, nga i cili kishte humbur një pjesë të flokëve.

‘’Po tu u ba rresht për tre ka thirr xhoku xhoku, pseuodonimi xhoku, ai personi i cili na ka pushkatu neve, ka ardh qaj xhoku xhoku me mitralez të madh, edhe u ka një një Ibrahim, i kombësisë rome, qita emra i di ai u kanë aty, edhe i tha hajde qka u vonove ai ish kanë tu i pushkatu në Krushë të madhe, tha që veq për 5 min une e kryj, atëherë rresht për tre i kemi lidh durt mbas qafe prej qatjehit, kur jena ardh menjëherë na kanë shti në livadh u kanë me përpara e tash ka nis me betonu edhe na kanë fut në shtëpin këtu, kur na kanë fut në këtë shtëpin këtu, koridori ka pas me shumë njerëz se ato dy sobë tjera, katër a pesë në atë dhomë, koridori me i dendur, ai nuk ka prit me mitrolez të madh na ka pushkatu, tani na ka sterpik me një far langu, bile mu me kanë ra flokët pari prej atij langu, na kemi msu për lang edhe kur janë ardh ushtria e KFOR-it, na kanë pru një libër çfarë mjeti u kanë ai çfarë langu ngjyrën ma kanë ba me gisht Ok edhe janë shku’’, tha Zylfiu

Zyfliu, tregon se për llojin e lëngut ju kishte treguar edhe KFOR-it, pas përfundimit të luftës.

‘’Kur na kanë pushkatu neve disa i kanë rrok ma përpara do me thanë, edhe kështu që unë i kom pas do ma përpara edhe e kanë kap qitu në kry, tani ai u ranu në mu e unë ngela poshtë nër kufomë, gjaku ka qenë deri në gju menzi që kam marrë frymë, tani edhe flakën kur na kanë njëri prej neve që mbijetum tha kush është gjallë dilni se Policia shkun, kur dulum na 20 a 30 vetë kur po i shoh Policia aty rrugë, kur na kanë pa për sdyti çekaj ndal ndal , edhe ne kemi ik disa në male andej nga prroni disa nëpër shtëpija a 4 vetë, edhe u shkepëm, tani nja tre vëtë mbetëm nëpër male 5 jave ditë, mbas 5 jave kemi pas ymer me dalë në kufi anej,  kemi shku në sekteriatin e Krujës atje kemi dhënë intervistë ndërkombëtarëve, edhe tani kanë thanë gjeni familjet kah i keni’’, thekson ai.

‘’Këtu 112 vetë janë vetëm të Krushës, kemi dëshmorë një ka ra në mina, 114 vetë, ka 3 ka 4 ka 5 janë disa shpi që si kanë prek , mu sem kanë prek se unë i kom pas djalin në Gjermani, vllaun në Gjermani, tash e kemi 26 Marsin nganjëherë shohim ëndërra, qysh e kemi përjetu luftën qysh na kanë ndjek nëpër lufta, e një person u kanë afër 60 vjete, kajke si një fëmijë, kta pelqtë i thojshin ma bre Ali mos qaj, se krejt katuni jemi e ai ku me dit i ka dhimt shpirt, po dikush ashtu e dikush kshtu. Do me thanë prej moshës 12 vjeqare e në moshe të shtyer na kanë myt, katuni me i dëmtuar në Kosovë’’, ka shtuar ai.

Ai shpreh pakënaqësi të madhe që sipas tij edhe pas 25 viteve pas përfundimit të luftës, është bërë shumë pak nga institucionet për fshatin e tyre Krushë e vogël,  dhe bënë thirrje që historia e luftës nuk duhet të harrohet asnjëherë.

‘’Cka është dasht me u ba për katun su ba, shumë e kemi pasur vështirë atëherë, sidomos na qka kemi mbijetuar, qita të gjashtit kemi mbijetu shumë keq, e ndjeshin veten keq pse ky pshtoj e ky nuk pshtoj, pse ai u vra e ky su vra, i kemi pas do fjalë të rënda, me anë të viteve realiteti u pa mbas kthimit nga Shqipëria, pse kanë mbet gratë të vetme dhe fëmija, e kanë kap punën kanë ndërtuar shtëpija, kanë arrit vetë, kanë ec përpara, por ma e keqja është se 25 vite hala një shkollë, nuk e nita me ja tregu se qka u kanë para 25 viteve, me hi nëpër shkolla historia duhet mos me u harru’’, përfundoi ai.

 

/TV Arbëria