Ramiz Lladrovci ka ka treguar ngjarje të padëgjuara më parë, për ish-komandantin e Shtabit Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla.
Lladrovci për të ka thënë se ai është ikona e gjallë e kombit shqiptarë.
“Komandanti i Shtabit Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla, një nga bijtë më devotshëm të këtij kombi! Ai është ikona e gjallë e çlirimit të Kosovë”.
Lladrovci ka treguar se si janë organizuar aksione ndaj vrasësve të heronjëve Rexhep Mala, e Nuhi Berisha, si dhe flet për furnizimin me armë në atë kohë, në aksionin e parë në Drenicë.
“Në vitet e 90ta kemi planifiku dhe bashkëorganizu aksionin kundër urdhënësit, organizatorit dhe vrasësit të heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, për këttë aksion unë u pajisa nga daja me një armë modern për kohën, një uzi izraelit…, armë me të cilat vite më vonë pas aksionit të parë të Drenasit në vitet 1992 kundër policisë serbe në stacionin e autobusëve ia dhashë Hashim Thaçit, për kujtesin e të gjithve dua të sjell në mendje se metralozi të cilin e mori daja nga baci Ahmet të cilin e kishin dërguar shokët nga perëndimi, do të përdorej nga Adem Jashari deri në rënien e tij heroike”, ka thënë ai.
Lladrovci tregon edhe si u përkujdes Azem Syla-Daja, për nxjerrjen e Rifat Jasharit nga Drenica për në Gjermani.
“Azem Syla kishte marrë përsipër nxjerrjen e bacës Rifat nga Kosova në Shqipëri, për ta nxjerr Rifat Jasharin nga Drenica deri në Prizren. Bashkëudhëtuan dhe u përkujdesën daja Azem me Muhamet Qelin, Jakupp e Halim Krasniqi dhe Adem Jasharin, më pas bahskëveprimtarët tanë nga Prizreni Alush Shala me shokë e nxorrën në Shqipëri, për të vazhduar pastaj në Gjermni”, tha Lladrovci.
Ndiqni edhe përmes videos rrëfimin e tij: