Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrëfehet Osimhen, tregon arsyen pse u largua nga Napoli

Rrëfehet Osimhen, tregon arsyen pse u largua nga Napoli

Viktor Osimhen ka folur për herë të parë për largimin e tij nga Napoli.

Sulmuesi nigerian ka rrëfyer talljet që ka marr nga skuadra italiane, gjë që e shtyen atë drejt largimit.

“Napoli u tall me mua në kanalin e vet TikTok kur humba një penallti. Ata e bënë atë vetëm me mua.

Mora kantolla raciste dhe disa tifozë madje erdhën në shtëpinë time, kështu që vendosa të largohem.

Napoli më trajtoi si qen. Kam punuar shumë në jetë për t’u trajtuar ashtu”, ka deklaruar Osimhen.

27-vjeçari pas largimit nga Napoli u transferua në Turqi, te skuadra e Galatasaray, ku po kalon sezonin e tij të dytë.

Ai është përshtatur mjaftë mirë, ku ka shënuar 52 gola në ndeshje zyrtare, duke qenë lider i skuadrës e po ashtu ka fituar zemrat e tifozëve të klubit.