Një prej ndeshjeve më të mira në grupin D është duke u zhvilluar mes Holandës dhe Austrisë.
Të dy kombëtaret po luftojnë për pozitat e para të grupit teksa janë realizuar pesë gola.
Katër nga golat janë realizuar në pjesën e dytë, ndërkaq dy për pesë minuta.
Ishte Memphis Depay i cili në minutën e 75 realizoi për barazimin 2 me 2, mirëpo Marcel Sabitzer në pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme nga afërsia ktheu epërsinë e Austrisë.