Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rast i rëndë në Kaçanik: Dhunohet e mitura, më pas i dyshuari e mbyll në banesë

Rast i rëndë në Kaçanik: Dhunohet e mitura, më pas i dyshuari e mbyll në banesë

Një rast i tmerrshëm është raportuar të ketë ndodhur dje në Kaçanik.

Policia ka bërë me dije se viktima femër nga Kosova (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari nga Kosova që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/