Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nga sot fillon projekti për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik.
Rama përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ky projekt përfshin më shumë se 100 rrugë, që nuk kanë pasur asnjëherë ndriçim.
Ai po ashtu shkroi se: “Falë punës fantastike të ekipit, #Prishtina në një frymë krejtësisht të re – ndriçim publik efikas e rrugë të sigurta për qytetarët”![]()
/TV Arbëria