Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahu policin pasi u shoqërua në stacion për një rast

Rrahu policin pasi u shoqërua në stacion për një rast

Një person i cili ishte shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë lidhur me një rast, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.