Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahmani: Nuk votoj në bazë të pozicionit pozitë-opozitë, por votoj atë që konsideroj të dobishme për vendin

Rrahmani: Nuk votoj në bazë të pozicionit pozitë-opozitë, por votoj atë që konsideroj të dobishme për vendin

Eman Rrahamani nga “Lista për Familjen”, thotë se në Kuvend do të votojë çdo ligj që ai e konsideron të dobishëm për vendin dhe qyetarët.

“E kemi deklaruar edhe publikisht, secili ligj që vjen në Kuvend, dhe është i dobishëm për vendin dhe qytetarët, natyrisht që do të gjej mbështetjen tonë, kurdo që jam prezent në Kuvend”.

Ish-deputeti i VV-së, theksoi se nuk voton në bazë të pozicionit pozitë-opozitë brenda një subjekti.

“Nuk votoj në bazë të pozicionit pozitë-opozitë brenda një subjekti, çdo herë kam votuar dhe do të votoj ashtu siç e shoh se është e dobishme për vendin”, tha ai në dpt Fidani.