Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Rrahman Jasharaj për koeficientin: S’po di çka t’i them anëtarësisë, është krijuar huti

Rrahman Jasharaj për koeficientin: S’po di çka t’i them anëtarësisë, është krijuar huti

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se vazhdimisht po pyetet nga anëtarësia që cili do të jetë koeficienti në Ligjin e Pagave.

Jasharaj i tha EO, se janë të shqetësuar që po mbahet fshehtë koeficienti, duke shtuar se në një takim që kanë pasur me kryeministrin u është përmendur vlera prej 12o euro, por që nuk dihet ende.

Vlera e koeficientit uron Jasharajt që të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët.

“Kur është pyetja të koeficienti, po e them jo vetëm ne si SBAShK po edhe sindikatat tjera janë të shqetësuara sepse duke mos e ditur koeficientin ne edhe nuk mund t’i tregojmë anëtarësisë se sa do të jetë paga e tyre, pavarësisht faktit se numrin e koeficienteve e dimë. Në një takim që e ka pasur kryetari i bashkimit të sindikatave të Kosovës, zotëri Atdhe Hykolli me kryeministrin na është thënë se ai ka premtuar se në muajin janar do të publikohet zyrtarisht koeficienti, e opinioni e di edhe mediat e dinë, janë përfolur disa koeficiente, dikush ka thënë 120 euro, dikush pak më shumë se kjo, dikush pak më pak dhe kjo ka krijuar edhe një huti dhe të iu themi të vërtetën për momentin ne edhe nuk kemi përgjigje kur anëtarësia na bëjnë pyetjen sa do të jetë paga e tyre, por jemi të sigurt se pozicioni i sektorit të arsimit është në nivel të duhur mes koeficienteve ashtu edhe siç e kemi pasur versionin tonë”.

“…urojmë që vlera e koeficientit të jetë e pranueshme, e dëshirueshme dhe të arrihet ajo që e presin të gjithë në sektorin publik, të ne që nga çerdhet në universitet po edhe të punësuarit e tjerë që të kemi ngritje page ngase ngritje paga në Kosovë nuk ka pasur me vite të tëra, ndërsa ngritje të çmimeve ka pasur edhe ka edhe tani, dhe kjo paga aktuale e secili është zhvlerësuar në masë të duhur, uroj që të ndodhë kështu, uroj që në shkurt ta kemi të implementuar Ligjin e pagave me një koeficient i cili garanton ngritje të pagave në tërë sektorin e arsimit, por edhe në sektorët tjerë”.“Uroj që të mos ketë defekte në ligj uroj që Kushtetuesja të mos i thotë jo ligjit dhe shkurti të na gjejë me ligjin e pagave por me një ligj atë që e kanë pritë të iu realizohet anëtarësisë sonë dhe të tjerëve që të kanë një ngritje të pagave po them të cilën nuk e kanë pasur tani e disa vite me radhë”.

“Besoj se Qeveria Kurti nuk do të lejojë të kemi situata të pakënaqësisë në të ardhmen, shkurti do të jetë muaji që do t’i gëzojë edhe punëtorët e arsimit, neve na gëzon fakti së paku në bazë të numrit të koeficienteve se kemi bërë një lëvizje goxha të mirë për çerdhet që kanë qenë shumë keq, për punëtorët tekniko-ndihmësit”.

“Po të iu themi të vërtetën ne fare nuk kemi pasur marrëveshje për 50 euro, ngase ato janë konsideruar si pako për shkak të situatës, kërkesa jonë ka qenë ajo që ishte dhe nuk është realizuar, por ka pasur deklarata se mbase një pako e re mbështetëse do të bëhet nga janari për këtë vit, një gjë e tillë ende s’ka ndodhë, së paku ne nuk kemi informata dhe jemi në pritje mbase Qeveria do të dalë me ndonjë vendim, apo ndoshta Qeveria po pret që në shkurt të fillojë implementimi i Ligjit të pagave dhe me këtë e konsideron se nuk ka nevojë për ndonjë mbështetje të veçantë sepse edhe ne edhe të tjerët, presim që ligji i pagave do të bëj ndryshim të pagave, gjegjësisht do të bëjë një ngritje të pagave edhe në sektorin e arsimit”. /TV Arbëria

Themes by WordPress