Presidenti i FC Prishtinës, Rahman Haradini ka takuar presidentin e klubit Gençlerbirliği, Osman Sungur në pragë të një ndeshje miqësore që zhvilluan skuadrat në fazën përgaditore për sezonin e ri
Në diskutimet e përbashkëta presidentet u dakorduan që se shpejti të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore në Prishtinë dhe gjithashtu për të zgjeruar mundësinë e bashkëpunimit edhe në aspektet e tjera.
Ndeshja miqësore Gençlerbirliği – Prishtina u mbyll me rezultat 2:1.