Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje, si pasojë e së cilës dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:56, kur Policia është njoftuar për incidentin në këtë lokacion.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit dhe dyshohet se kanë pësuar lëndime nga thika.
Për Sinjalin rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se katër persona janë në Polici për intervistim.
“Rreth orës 13:56, Policia është njoftuar për një përleshje në Stacion të Autobusëve në Pejë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Dy persona janë të lënduar, janë dërguar në emergjencë të spitalit ku dyshohet se janë lëndu me thikë. Katër janë shoqëruar në stacion për intervistim.”, tha ai.