Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > ​Rrahje në Podujevë, një person i lënduar

​Rrahje në Podujevë, një person i lënduar

Tre persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje në Podujevë.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 18:00, kanë pranuar informatën për një rrahje në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë tre persona.

“Në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pranuar trajtimit të nevojshëm mjekësor. Lidhur me rastin, sot rreth orës 01:00, në stacion policor janë shoqëruar tre personat e përfshirë, të cilët pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për veprat sulm dhe lëndim trupor“, thuhet në njoftimin e Policisë.

/TV Arbëria