Katër persona janë rrahur mes vete në Lipjan dje pasdite, siç njofton policia, e cila tha se aty u përdorën edhe thikat.
“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të katër personave meshkuj kosovarë ku janë përdorur edhe mjete të mprehta, thika. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku dy prej tyre janë ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy tjerë janë sjellë në stacion policor, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.