Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
Si pasojë një person ka marrë lëndime të rënda pas përleshjes me dy persona.
Viktima ka marrë lëndime nga goditja me shufra të hekurit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së.