Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrahje në Aeroport, arrestohen tre persona

Rrahje në Aeroport, arrestohen tre persona

Tre persona, përfshirë një shtetas i Shqipërisë janë përfshirë në një rrahje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas Policisë, deri te përplasja ka ardhur pas “një mosmarrëveshje çasti”.

Dy të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje “, thuhet në njoftim policor.