Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahje mes disa personave në Kllokot, dy të lënduar

Rrahje mes disa personave në Kllokot, dy të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar mbrëmë në Kllokot, pasi disa persona janë rrahur mes vete, shkruan Arbëria TV.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, disa persona me dy vetura janë ndalur para një supermarket në Kllokot, ku dyshohet të jenë përleshur fizikisht.

“Ju njoftojmë se rreth ores 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla  nga st. Policor ne Kllokotit, I është  pergjigjur rastit.  Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrveshje që kanë pasur në trafik, ne rrugen Viti- Kllokot, disa  persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policer janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fsh. Zhiti, është i lenduar”, potencoi Hashani.

Tutje, ai tha se për këtë rast eshtë njoftuar prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës./Arbëria TV/