Tre persona dyshohet se janë rrahur në mes veti në rrugën “Isa Boletini” dje në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësitet policore rreth vendit të ngjarjes në një lokal kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 3 fishekë të kalibrit 6 mm, që dyshohet se është përdorur.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
/Arbëria TV