Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahen mes vete katër nxënës në Obiliq

Rrahen mes vete katër nxënës në Obiliq

Katër nxënës janë rrahur mes vete paraditen e djeshme në Obiliq, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Në njoftimin e Policisë theksohet se si pasojë e rrahjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria