Blog Post

Arbëria TV > Yje > Ronela publikon nesër këngën e re, paralajmëron edhe një bashkëpunim “pikant”

Ronela publikon nesër këngën e re, paralajmëron edhe një bashkëpunim “pikant”

Ronela Hajati është duke shijuar sukseset e disa projekteve që ka publikuar se fundmi.

Duke mos u “ngjallur” vetëm në sezonë, krijuesja e shumë hiteve ka në pritje tri këngë, secila më e mirë se tjetra, shkruan Indeksonline.

Nesër në ora 18:00 do të publikojë këngën “Ta ta ta”, të cilën e përshkruan si “të bukur, ritmike, me dashuri dhe paqësore”.

Ndërkaq, baladën që do të publikojë më pas e quan “të bukur” dhe “me halle”.

Por vëmendjen si duket do ta marrë një bashkëpunim i cili do të jetë tejet pikant.

“Pastaj do dali një këngë që çdo shpresë për një jetë martesore të ardhshme, shuhet. Me duket është dhe bashkëpunim” shkroi ajo, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e fansave të muzikës së saj.