Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Ronela Hajati vë në ‘siklet’ Afrona Dikën: Kur do të publikohet podcasti me Bleron?

Ronela Hajati vë në ‘siklet’ Afrona Dikën: Kur do të publikohet podcasti me Bleron?

Podcasti i Afrona Dikës dhe Bleros duket se ka ngjallur edhe kureshtjen e personazheve të njohur.

Ronela Hajati ishte e ftuara më e fundit në “Talk with Afrona”, një ritakim pas 12 vjetësh mes mikeshave të vjetra. Kur intervista mbërriti në pikën e pyetjeve rreth jetës private, këngëtarja e pyeti Afronën pikërisht për atë që mezi presim të gjithë: podcast-in me Bleron, që shkaktoi edhe shumë të qeshura mes tyre.

Afrona Dika: Tani do të dalim në jetën private. Ti je single apo në një lidhje?

Ronela Hajati: Unë jam Zot na ruaj!

Afrona Dika: A je në lidhje apo jo?

Ronela Hajati: Unë nuk jam e lidhur.

Afrona Dika: Okej, edhe unë jo.

Ronela Hajati: Të kuptoj. Tani një pyetje kam unë. Këtë emisionin, këtë podcast-in kur do e transmetosh?

Ronela Hajati: Këtë tonin. Kur do e transmetosh?

Afrona Dika: Javën e ardhshme.

Ronela Hajati: Unë po pres një para meje.

Afrona Dika: Për cilin e ke fjalën?

Ronela Hajati: Po pres një podcast, ti nuk e nxjerr këtë podcast-in tonë pa parë një tjetër unë.

Afrona Dika: Për cilin e ke fjalën Ronela?

Ronela Hajati: Një që s’ka dalë akoma.

Afrona Dika: Okej, e ke fjalën për… ish-burrin tim, Blerimin?

Ronela Hajati: Ty bravo të qoftë që ke ardhur në këtë stad që të thuash “ish-burrin”. Është hall më vete

Afrona Dika: Shiko Ronela, ajo do të vijë por kanë ndodhur disa mospajtime…

Afrona Dika: Keqkuptime të vogla, shumë të vogla.

Afrona Dika: Po, po rregullohet, besoj që po.

Ronela Hajati: Do rregullohen se s’ka ku vete, kështu që presim atë pastaj transmetoje këtë.

Afrona Dika: Përderisa ka qenë këtu, mendoj që do të bëhet mirë, rregullohet.

Ronela Hajati: Po ti kaq e mirë sa je, kush ta prish ty aman, atje mos qoftë!

Powered by WordPress