Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka kërkuar që të mos i bëhet presion për publikimin e këngëve të reja.
Ajo përmes një postimi në InstaStory është shprehur se së fundmi ka anuluar mbi 20 demo.
Hajati tha se këtë refuzim e ka bërë për arsye se mendon që kohëve të fundit nuk po del asnjë këngë siç u shpreh ajo, e hajrit dhe sipas saj, duhet një frymë e re.
“Reset Ronela, reset”, ka shkruar tutje ajo në postimin e saj.